• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EVEREST SHPK

Specialist Shitjesh Italisht

EVEREST SHPK
Apliko
ShitjeTiranë3 javë më parëFull Time

Specialist Shitjesh

Përshkrimi:

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave është në kërkim të një Specialist Shitjesh për të mbështetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi. Kandidati duhet të ketë njohuri në fushën e shitjeve.

Detyrat

  • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet. Bashkëpunon me departamentin e shitjeve dhe departamentin ligjor në përpilimin e kushteve dhe kontratave të shitjes me klientët që mbulon.
  • Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
  • Raporton tek Menaxheri i Shitjes mbi performancen e shitjeve të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing apo fushë tjetër e ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje.
  • Gjuha italiane minimalisht B2 (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
  • Transport i siguruar nga kompania.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Dokumentet e kërkuara

  • CV e përditësuar

Shënime

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.