• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EVEREST SHPK

Shef Finance

EVEREST SHPK
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 javë më parëFull Time

Pozicioni: Shef i Financës (Chief Financial Officer)
Raporton te: Bordi Drejtues / Drejtori Ekzekutiv (CEO)

Përshkrimi i shkurtër i pozicionit:

  • Shefi i Financës është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë, drejtimin e stafit të ekonomistëve, përgatitjen e analizave të thelluara mbi kostot dhe përfitimet, si dhe dhënien e rekomandimeve strategjike që ndihmojnë bordin drejtues në vendimmarrje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Detyrat Kryesore:

  • Të hartojë, zbatojë dhe përditësojë strategjinë financiare të kompanisë në përputhje me objektivat e saj.
  • Të përgatisë raporte financiare periodike (mujore, tremujore, vjetore), si dhe të zhvillojë analiza të detajuara financiare dhe t’i paraqesë ato bordit drejtues.
  • Të analizojë performancën financiare të kompanisë dhe projektet në zhvillim, duke propozuar masa për optimizim dhe rritje të qëndrueshme.
  • Të menaxhojë procesin e buxhetimit dhe planifikimit financiar vjetor.
  • Të vlerësojë rreziqet financiare dhe të propozojë politika për menaxhimin e tyre.
  • Të sigurojë zbatimin e standardeve kontabël dhe fiskale sipas ligjeve të Shqipërisë.
  • Të mbikëqyr departamentin e financës dhe kontabilitetit, duke garantuar kontrolle të brendshme efektive dhe integritet të raportimeve financiare.
  • Të udhëheqë ekipin financiar, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe rritjen e aftësive të stafit.
  • Të marrë pjesë aktive në mbledhjet e bordit drejtues dhe të japë rekomandime mbi vendimet strategjike (investime, zgjerim, reduktime kostosh, etj.).
  • Të ruajë marrëdhënie të mira me bankat, investitorët dhe institucionet financiare.

Kualifikimet & Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Kualifikime shtesë përbëjnë avantazh.
  • Minimumi 10 vite përvojë pune në role financiare, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicione drejtuese.
  • Eksperiencë në analiza financiare të avancuara, planifikim strategjik dhe menaxhim buxheti.
  • Njohës dhe përdorues i shkëlqyer i sistemit Navision (Business Central).
  • Njohuri të shkëlqyera mbi legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël shqiptare dhe ndërkombëtare.
  • Aftësi të avancuara në kontroll financiar, kontabilitet, analiza financiare dhe menaxhim performance.
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, komunikim, organizim dhe marrëdhënie ndërpersonale.
  • Integritet i lartë profesional dhe aftësi vendimmarrëse strategjike.

Përfitimet:

  • Pagë tepër konkurruese & shpërblim vjetor.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe pjesëmarrje në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Angazhim direkt në procesin e vendimmarrjes së lartë të kompanisë.
  • Transporti i siguruar nga kompania.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV e përditësuar

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.