Titulli i punës: Menaxher i Shitjes për Rajonin e Veriut
Vendndodhja:
Përshkrimi:
EVEREST shpk - Kompania lider në prodhimin e profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, shpall vend vakance për pozicionin Menaxher i Shitjes për rajonin e Veriut. Pozicioni është pjesë e projektit për të zgjeruar ekipin e shitjeve dhe kërkon kandidatë me njohuri të shkëlqyera në fushën e shitjeve.
Detyrat:
- Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet.
- Bashkëpunon me departamentin e shitjeve në përpilimin e kushteve dhe kontratave të shitjes me klientët që mbulon.
- Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
- Raporton tek menaxheri i përgjithshëm mbi performancën e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet:
- Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing apo fushë tjetër e ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane (gjuhë të tjera janë avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Leje drejtimi B.
Çfarë ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punës: E hënë - E premte
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.