Përshkrimi
EVEREST shpk është një kompani udhëheqëse në prodhimin e profileve të aluminit dhe fasadave të ndërtesave. Në kuadër të zgjerimit të ekipit të shitjeve, kompania ka hapur një vend pune për pozicionin Menaxherit të Shitjes për rajonet Jug-Lindje, Pogradec, Elbasan.
Kandidatët e interesuar duhet të zotërojnë njohuri shumë të mira në fushën e shitjeve.
Detyrat
- Administron marrëdhëniet me klientët aktualë dhe kërkon klientë të rinj me potencial.
- Paraqet produktet në mënyrë profesionale dhe punon ngushtë me departamentin e shitjeve për hartimin e kushteve dhe kontratave të shitjes për klientët që mbulon.
- Siguron shërbim ndaj klientit si përpara, ashtu edhe pas përfundimit të shitjes.
- I raporton menaxherit të përgjithshëm lidhur me ecurinë e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing ose në një fushë tjetër të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në shitje.
- Njohje e gjuhës angelze dhe italiane; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në grup.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese plus bonus performance.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punes: E hene-Te premte