Përshkrimi
EVEREST shpk është një kompani lidere në prodhimin e profileve të aluminit dhe fasadave për ndërtesa. Në kuadër të zgjerimit të ekipit të shitjeve, kompania kërkon Menaxher të Shitjes për rajonet Jug-Lindje, Pogradec, Elbasan.
Kandidatët e përshtatshëm duhet të kenë njohuri shumë të mira në fushën e shitjeve.
Detyrat
- Mban dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues, si edhe evidenton klientë të rinj me potencial.
- Prezanton produktet në mënyrë profesionale dhe bashkëpunon me departamentin e shitjeve për hartimin e kushteve dhe kontratave të shitjes për klientët që mbulon.
- Ofron mbështetje dhe shërbim për klientët si përpara ashtu edhe pas realizimit të shitjes.
- I raporton menaxherit të përgjithshëm për ecurinë e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing ose në një fushë tjetër të ngjashme.
- Përvojë të mëparshme në shitje.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në kuadër ekipi.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punës është nga e hëna deri të premten.