Përshkrimi
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të aluminit është në kërkim të një Inxhinier Kimist të motivuar dhe me eksperiencë për t'u bashkuar me skuadrën tonë në një mjedis tepër dinamik pordhimi.
Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për monitorimin, menaxhimin dhe optimizimin e proceseve kimike në departamentin e bojës, duke garantuar standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Vendi i punës do të jetë në fabrikën e prodhimit në Kamëz. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët që janë në përfundim të shkollimit për tu aftësuar në profesion. Punë me turne.
Detyrat
- Monitorimi i Procesit: Mbikëqyrja e vazhdueshme e linjës së paratrajtimit kimik të aluminit përpara lyerjes.
- Kontrolli i Cilësisë: Kryerja e analizave laboratorike periodike për të kontrolluar përqendrimin e vaskave kimike, vlerat e pH-it, temperaturat dhe parametrat e tjerë kritikë.
- Menaxhimi i Bojës: Monitorimi i procesit të aplikimit të bojës me pluhur (poëder coating) dhe pjekjes në furrë, duke siguruar trashësinë e duhur të shtresës, shkëlqimin dhe aderencën e bojës në profil.
- Zgjidhja e Problemeve: Identifikimi i defekteve në lyerje dhe ndërmarrja e masave korrigjuese të menjëhershme.
- Menaxhimi i Stokut: Ndjekja dhe menaxhimi i inventarit të lëndëve kimike dhe bojërave..
Të tjera: Sigurimi që trajtimi i mbetjeve kimike dhe ujërave industriale të jetë në përputhje të plotë me rregulloret mjedisore në fuqi. Trajnimi i stafit mbi përdorimin
Kualifikimet
Kualifikimet:
- Diplomë (bachelor/master) në Inxhinieri Kimike, drejtimi Kimi Industriale.
- Eksperiencë e mëparshme në industri të ngjashme është avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhje problemesh.
- Njohuri për standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
- Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze përbën avantazh.
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Njohuri rreth analizës së materialeve.
- Personi duhet të ketë njohuri të avancuara rreth materialeve dhe përdorimit të tyre në praktikë.
Shënime
Çfarë ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Transport i siguruar nga kompania
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.