Përshkrimi
EVEREST shpk është një fabrikë që prodhon profile alumini dhe fasada për ndërtesa, dhe po kërkon një Inxhinier Fonderie për t’iu bashkuar ekipit në Repartin e Fonderisë, në një mjedis prodhimi me ritëm të lartë.
Në bashkëpunim me përgjegjësin e repartit, kjo pozitë synon të drejtojë dhe përmirësojë proceset e shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke siguruar cilësinë e produktit, efikasitetin në prodhim dhe respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Roli kërkon bashkëpunim të afërt me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për të mbështetur përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve.
Puna zhvillohet me turne.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të planifikojë, koordinojë dhe mbikëqyrë proceset e shkrirjes dhe derdhjes së aluminit.
- Të ndjekë parametrat e procesit dhe të garantojë cilësinë e produktit përfundimtar.
- Të përmirësojë proceset me qëllim rritjen e efikasitetit dhe minimizimin e humbjeve.
- Të punojë ngushtë me departamentet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
- Të zbatojë standardet teknike, rregullat e sigurisë dhe procedurat operative.
- Të analizojë problematikat teknike dhe të propozojë zgjidhje për përmirësim të vazhdueshëm.
Kualifikimet
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e punës në fonderi ose në industrinë e aluminit konsiderohet përparësi.
- Njohuri për proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Gatishmëri për të punuar në grup dhe nën presion.
- Njohuri të mira të MS Office; përvoja me programe teknike përbën avantazh.
Aftësitë:
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur, por edhe si pjesë e ekipit.
- Njohuri mbi softuerë për dizajn dhe analizë të materialeve.
Përfitimet:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune dinamik dhe stimulues.