Pozicioni: Inxhinier i Fonderisë
Kompania: EVEREST shpk
Përshkrimi:
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Fonderie për të mbështetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi në Repartin e Fonderisë. Inxhinieri Fonderisë ka si qëllim menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke garantuar cilësinë e produktit, efikasitetin e prodhimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Inxhinieri bashkëpunon ngushtë me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve.
Detyrat:
- Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit.
- Monitorimi i parametrave të procesit dhe sigurimi i cilësisë së produktit final.
- Optimizimi i proceseve për rritjen e eficiencës dhe uljen e humbjeve.
- Bashkëpunimi me departamentet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
- Zbatimi i standardeve teknike, të sigurisë dhe procedurave operative.
- Analiza e problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të vazhdueshëm.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në fonderi ose në industrinë e aluminit përbën avantazh.
- Njohuri mbi proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit.
- Aftësi analitike dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike përbën avantazh.
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Njohuri mbi softuerët e dizajnit dhe analizës së materialeve.
Dokumentet e kërkuara:
Përfitimet:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune dinamik dhe stimulues.
Shënime:
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.