• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EVEREST SHPK

Inxhinier Fonderie

EVEREST SHPK
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë5 ditë më parëFull Time

EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Fonderie për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi ne Repartin e Fonderisë.

Inxhinieri Fonderisë në bashkëpunim me Përgjegjësin e repartit ka si qëllim menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke garantuar cilësinë e produktit, efikasitetin e prodhimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Inxhinieri bashkëpunon ngushtë me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve.

Punë me turne.

Detyrat

Detyrat Kryesore:

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit.
  • Monitorimi i parametrave të procesit dhe sigurimi i cilësisë së produktit final.
  • Optimizimi i proceseve për rritjen e eficiencës dhe uljen e humbjeve.
  • Bashkëpunimi me departamentet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
  • Zbatimi i standardeve teknike, të sigurisë dhe procedurave operative.
  • Analiza e problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të vazhdueshëm.

Kualifikimet

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në fonderi ose në industrinë e aluminit përbën avantazh.
  • Njohuri mbi proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike përbën avantazh.

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Njohuri mbi softuerët e dizajnit dhe analizës së materialeve.

Përfitimet

  • Pagë konkurruese dhe shbërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe stimulues.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.