• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EVEREST SHPK

Drejtor Prodhimi

EVEREST SHPK
Apliko
Prodhim & IndustriGjithë Shqipërinë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

EVEREST Automotive shpk është një fabrikë që prodhon pjesë të shasisë dhe kabinave për industrinë automotive dhe po kërkon një Drejtor Prodhimi për t’iu bashkuar ekipit në një mjedis prodhimi shumë dinamik.

Kjo pozitë ka përgjegjësinë të planifikojë, udhëheqë dhe mbikëqyrë procesin e prodhimit, duke garantuar përmbushjen e standardeve të cilësisë, efikasitetit, afateve të punës dhe kërkesave të sigurisë.

Roli kërkon gjithashtu organizim sa më të mirë të burimeve, drejtim të stafit dhe kujdes për mirëmbajtjen e pajisjeve, me qëllim që procesi i prodhimit të vijojë pa ndërprerje.

Detyrat

Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore:

Planifikimi & Organizimi

  • Udhëheq dhe bashkërendon të gjithë veprimtarinë e njësisë së prodhimit.
  • Përgatit planin ditor dhe javor të prodhimit sipas porosive dhe prioriteteve.
  • Në bashkëpunim me inxhinierët, ndan detyrat për secilin grup pune dhe operator.
  • Organizon trajnimet e nevojshme për punonjësit e departamentit.

Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit

  • Kujdeset që çdo fazë e prodhimit të zhvillohet në përputhje me standardet përkatëse.
  • Verifikon cilësinë në secilën fazë të procesit dhe ndërmerr masa korrigjuese kur kërkohet.
  • Ndjek ecurinë ditore të punës dhe zgjidh vonesat teknike ose operative.
  • Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore dhe ia paraqet Administratorit.

Menaxhimi i Stafit

  • Drejton ekipet e prodhimit dhe operatorët e linjave.
  • Mbështet trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve të repartit.
  • Vlerëson performancën dhe, kur është e nevojshme, propozon masa disiplinore ose motivuese.

Cilësia & Siguria

  • Zbaton standardet e prodhimit dhe ato të kontrollit të cilësisë.
  • Siguron që punonjësit të përdorin pajisjet mbrojtëse të sigurisë.
  • Raporton incidentet në repart dhe merret me menaxhimin e tyre.
  • Mban të dokumentuara defektet, mbetjet dhe produktet e dëmtuara.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
  • Të paktën 5 vite përvojë në prodhim, me përparësi në sektorin e automotivës.
  • Përvojë në udhëheqjen e një ekipi teknik.
  • Njohuri mbi makineritë dhe pajisjet CNC.
  • Aftësi shumë të mira për leximin e vizatimeve teknike në AutoCad.
  • Njohuri në dokumentacion, plane prodhimi dhe metoda optimizimi.
  • Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.

Përfitimet

  • Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe stimulues.
  • Transport i siguruar nga kompania.