Drejtor Prodhimi
Kompania: EVEREST Automotive shpk
Përshkrimi:
- EVEREST Automotive shpk, fabrika e prodhimit të pjesëve të shasisë dhe gabinave për sektorin e automotivës, kërkon një Drejtor Prodhimi për të organizuar, drejtuar dhe kontrolluar procesin e prodhimit, duke siguruar përputhje me standardet e cilësisë, efikasitetin, respektimin e afateve dhe standardet e sigurisë.
- Pozicioni përgjegjës për planifikimin optimal të burimeve, menaxhimin e stafit dhe mirëmbajtjen e pajisjeve për një proces të pandërprerë prodhimi.
Detyrat:
Planifikimi & Organizimi
- Menaxhon dhe koordinon të gjithë aktivitetin e repartit të prodhimit.
- Harton planin ditor/javor të prodhimit bazuar në porositë dhe prioritetet.
- Së bashku me inxhinierët shpërndan detyrat e punës për çdo grup pune / operator.
- Kryen trajnimet e nevojshme për stafin e departamentit.
Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit
- Siguron që të gjitha fazat e prodhimit kryhen sipas standardeve.
- Kontrollon cilësinë në çdo fazë prodhimi dhe merr masa korrigjuese.
- Monitoron performancën ditore dhe eleminon vonesat teknike / operacionale.
- Kryen raporte ditore/javore/mujore dhe i raporton tek Administratori.
Menaxhimi i Stafit
- Drejton ekipet e prodhimit dhe operatorët e linjave.
- Trajnon dhe zhvillon punonjësit e repartit.
- Vlerëson performancën dhe propozon masa disiplinore/ motivuese kur është e nevojshme.
Cilësia & Siguria
- Zbaton standardet e prodhimit dhe ato të kontrollit të cilësisë.
- Siguron përdorimin e pajisjeve të sigurisë nga punonjësit.
- Raporton dhe menaxhon incidentet në repart.
- Dokumenton defektet, mbetjet dhe produktet e dëmtuara.
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
- Minimum 5 vite eksperiencë në prodhim (preferohet në fushën e automotivës).
- Eksperiencë në drejtimin e ekipit teknik.
- Njohuri për makineritë dhe pajisjet CNC.
- Aftësi të shkëlqyera për të lexuar vizatime teknike në AutoCad.
- Njohuri në dokumentim, plane prodhimi dhe metoda optimizimi.
- Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhje problemesh.
- Njohuri për standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.
Përfitimet:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune dinamik dhe stimulues.
- Transport i siguruar nga kompania.
Dokumentet e kërkuara:
Vendndodhja: Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.
Shënime:
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.