Përshkrimi
EVEREST I.E po kërkon persona të përshtatshëm për rolin Agjent shitjesh (zona Elbasan).
Kualifikimet
- Të jetë person energjik, i rregullt në përmbushjen e detyrave dhe me aftësi të mira në shitje.
- Të zotërojë shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
- Të ketë përvojë të mëparshme në sektorin e shitjeve.
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B ose C, të tregojë korrektësi gjatë drejtimit të automjetit dhe preferohet të jetë mbi 20 vjeç.
- Të jetë në gjendje të identifikojë saktë porositë e klientëve përmes takimeve direkte, t’i regjistrojë ato dhe të realizojë shitjen sipas porosisë në sistemin elektronik të kompanisë nëpërmjet palmarit, duke u kujdesur që edhe kërkesat e veçanta të shënohen sipas rastit.
- Të tregojë korrektësi në marrëdhëniet dhe veprimet financiare që lidhen me faturat dhe mjetet monetare.
- Të komunikojë me klientët në mënyrë të sjellshme dhe miqësore, të japë përgjigje për pyetjet e tyre dhe të zgjidhë çdo ankesë apo problem që lidhet me produktet.