Titulli i pozicionit: Specialist/e i/e Shërbimit për Klientë në Pikë Shitëse
Kompania: Evapify
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i shkurtër:
- Evapify është kompani globale me bazë në Poloni që merret me distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike (VAPES) dhe produkteve alternative të nikotinës në rajon, me zyrë qëndrore në Prishtinë.
- Pozita kërkon një person me cilësi analitike, energjik, i/e motivuar për të mësuar gjëra të reja dhe i gatshëm për orar fleksibil.
Kompania do të ofrojë:
- Pajisje moderne
- Pagë bazë dhe bonuse mujore në bazë të shitjes
- Trajnime profesionale
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani që vazhdimisht rritet
Përgjegjësit kryesore:
- T'i raportojë direkt Menaxherit të shërbimit për klientë duke përgatitur raportet ditore të shitjes
- Raporte ditore të prezantimit të produktit tek klientët
- Mirëmbajtjen e vendit të punës dhe artikujve të ekspozuar në pikën e shitjes
- Krijimin e shitjeve për kompaninë
- Promovimin e produktit dhe cilësive të tij
- Identifikimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe problemeve të klientëve
- Të kuptojë dhe respektojë procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e kompanisë
- Përshtatjen në punë ekipore
- Mbajtjen e një sjelljeje pozitive në vendin e punës
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë në fushën e shërbimit dhe shitjes për klientë
- I/e diplomuar me nivelin Bachelor në fushën relevante (jo obligative)
- Aftësi për menaxhimin e shumë detyrave në të njëjtën kohë
- Komunikim i mirë dhe aftësi të mira në vendimmarrje
Dokumentet e kërkuara:
- CV aktuale
- Një përshkrim i shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju
Afati i aplikimit: 31.04.2026