Evapify Albania është në kërkim të një kandidati/eje të komunikueshëm, korrekt dhe me aftësi të mira në shitje për pozicionin: Perfaqesues Shitjesh ne dyqan fizik Folie Marine.
Vendndodhja: Folie Marine, Jug i Shqipërisë
Fillimi i punës: Qershor 2026
Detyrat
- Shërbimi dhe asistimi i klientëve në dyqan.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve të kompanisë.
- Menaxhimi i porosive dhe sistemimi i produkteve në ambientet e dyqanit.
- Ndjekja e stokut dhe raportimi i nevojave për furnizim.
- Mbajtja e një komunikimi profesional me klientët dhe ekipin.
Kualifikimet
- Eksperiencë në shitje ose shërbim klienti përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Sjellje profesionale dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në grup.
Çfarë Ofrojmë:
- Pagë mujore: 100,000 Lekë.
- Akomodim i përfshirë.
- Dieta të përfshira.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në kompani.