Përshkrimi
Evapify Albania po kërkon një Merchandiser për t'iu bashkuar ekipit të saj.
Si rezultat i zgjerimit të pandërprerë të aktivitetit në tregun shqiptar, Evapify Albania, distributore e autorizuar e produkteve vape si Geekbar Mini, Crystal, Spark dhe markave të tjera të njohura, po synon të angazhojë një Merchandiser të ri.
Paga 80 000 leke.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të vizitojë pikat e shitjes sipas planifikimit të vendosur.
- Të kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e paraqitjes së produkteve në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të organizojë dhe mirëmbajë ekspozitorët dhe raftet e kompanisë në pikat e shitjes.
- Të bëjë kontroll periodik të gjendjes së ekspozitorëve dhe të raportojë dëmtimet ose nevojat për zëvendësim.
- Të vendosë dhe të mbajë në gjendje të mirë materialet promocionale.
- Të verifikojë stokun dhe të raportojë mungesat në pikat e shitjes.
- Të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me ekipin e shitjeve për të forcuar praninë e produkteve në treg.
- Të raportojë rregullisht aktivitetet dhe rezultatet e punës së realizuar.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë në role të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe kujdes për detajet.
- Të ketë komunikim të mirë dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Të posedojë leje drejtimi Kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për lëvizje në terren.
Ne Ofrojmë
- Pagë konkurruese.
- Bonus në varësi të performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
Bashkimi me ekipin e Evapify Albania ofron mundësinë për t'u zhvilluar profesionalisht në një kompani që është në zgjerim të vazhdueshëm dhe që investon rregullisht në rritjen e saj në tregun shqiptar.