Përshkrimi
Me 30 vite përvojë, Eurolab Internacional Grup renditet ndër kompanitë kryesore në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. Kompania furnizon drejtpërdrejt mijëra pika shitjeje dhe administron mbi 1,000 kode produktesh nga më shumë se 80 kompani prestigjioze FMCG. Duke vepruar në 8 tregje të Ballkanit Perëndimor dhe duke arritur mbi 20 milionë konsumatorë, Eurolab Internacional Grup ka shënuar rritje dyshifrore të vazhdueshme vjetore gjatë 10 viteve të fundit.
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës
Transportuesi ka për detyrë të kryejë shpërndarjen e porosive në afat dhe në vendin e përcaktuar, me synim ofrimin e një shërbimi cilësor për klientin.
Detyrat
- Mban përgjegjësi për marrëdhëniet me klientët që furnizon.
- Siguron dorëzimin e mallrave të porositura nga klienti në kohë dhe në destinacionin e duhur.
- Përgjigjet për inventarin e mallit që merr nga magazina për dorëzim, si edhe për çdo dëmtim të mallit gjatë transportit.
- Mban përgjegjësi për masat administrative shtetërore që lidhen me mallin me dokumentacion jo në përputhje me legjislacionin, nëse gjendet në mjetin që përdor.
- Është përgjegjës për arkëtimin e vlerave monetare të faturave që dalin nga magazina, me përjashtim të faturave që likuidohen përmes bankës sipas kontratave të furnizimit.
- Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjetit, si edhe të të gjitha aseteve që ka në përdorim.
- Siguron mirëmbajtjen teknike të mjetit, njofton shefin e teknikës për përfundimin e afateve të dokumentacionit dhe për kohën e servisit të mjetit.
- Kryen ngarkimin dhe shkarkimin e mjetit te klienti.
- Mban përgjegjësi për masat administrative shtetërore në rast të shkeljeve të kodit rrugor.
- Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të shoqërisë, si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhrat që burojnë prej saj.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Preferohet të ketë diplomë të shkollës së mesme ose një kualifikim të barasvlershëm.
- Të posedojë patentë shoferi të vlefshme për automjete transporti, kategoria B.
- Të ketë përvojë të mëparshme pune mbi 2 vite.
- Të jetë i gatshëm të respektojë itineraret e përcaktuara, oraret, procedurat e sigurisë dhe ligjet e transportit.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Punon në mënyrë të pavarur: Tregohet i përgjegjshëm, i besueshëm dhe punon në mënyrë të pavarur.
- Mendon për biznesin: Synon të ofrojë punë cilësore.
- Ka rezultat: I realizon porositë me nivel të lartë ekzekutimi.
- Ruan konfidencialitetin: Mbron konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.