Përshkrimi
Përshkrimi i Kompanisë
Me 30 vite eksperiencë, Eurolab Internacional Grup është një partner lider në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. Kompania realizon distribucion të drejtpërdrejtë në mijëra pika shitjeje dhe menaxhon mbi 1,000 kode produktesh nga më shumë se 80 kompani prestigjioze FMCG. Duke operuar në 8 tregje të Ballkanit Perëndimor dhe duke arritur mbi 20 milionë konsumatorë, Eurolab Internacional Grup ka regjistruar vazhdimisht rritje dyshifrore vjetore gjatë dekadës së fundit.
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës
Trade Marketing Manager – AL (TMM) udhëheq zbatimin e strategjisë së marketingut në terren, duke aktivizuar markat në linjë me planet e miratuara të brand-eve dhe duke mbështetur arritjen e objektivave për të ardhurat, volumin dhe shpërndarjen. TMM është përgjegjës/e për mbledhjen dhe analizimin e informacionit nga tregu, përgatitjen e programeve të trade marketing-ut sipas strategjisë së markave për të krijuar/ruajtur njohjen dhe imazhin e brand-it, organizimin dhe vlerësimin e aktiviteteve, përzgjedhjen dhe menaxhimin e partnerëve/agjencive, si dhe dhënien e inputeve për ndërtimin e strategjive dhe planeve për tregun.
Detyrat
Planet e Trade Marketing për tregun
- Përgatit/propozon planet vjetore të trade marketing-ut për vitin pasardhës, jo më vonë se muaji dhjetor i çdo viti, sipas udhëzimeve të GMM, në përputhje me:
- planet dhe udhëzimet e brand-eve,
- dhe në bashkëpunim të ngushtë me Category Managers.
Siguron që planet të mbështesin arritjen e KPI-ve të tregut në zhvillimin e brand equity, shitje dhe të ardhura. Çdo plan/aktivitet trade marketing përfshin KPI-t e qarta. Planet përgatiten në bashkëpunim me trade marketerët lokalë dhe miratohen nga GMM.
Ekzekutimi i planeve/aktiviteteve të Trade Marketing
- Është përgjegjës/e për ekzekutimin në kohë, me saktësi dhe eficiencë të planeve të trade marketing-ut. Ekzekutimi përfshin, pa u kufizuar në:
- evente,fushata BTL/Instore promotion,sponsorizime,menaxhimin e POSM-ve.
- Për POSM: është përgjegjës/e për parashikimin korrekt të sasive të blera nga brand owners dhe sigurimin e cilësisë dhe dorëzimit në kohë për ato që prodhohen lokalisht. Bashkëpunon me shitjet dhe trade marketerët lokalë për të arritur objektivat ekzekutues.
Informacioni nga tregu & analizat
- Mbledh të dhëna nga tregu mbi performancën e markave, kategorive dhe kanaleve, si dhe mbi aktivitetet e konkurrencës. Analizon të dhënat dhe propozon veprime korrigjuese ose aktivitete të tjera sipas nevojës, për të siguruar lançime të suksesshme dhe performancë të qëndrueshme të markave.
Vlerësimi i ekzekutimit
- Vlerëson ekzekutimin e çdo plani dhe aktiviteti bazuar në KPI-t e dakorduara, jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të aktivitetit/projektit.
- Bazuar në analizën e aktiviteteve aktuale, propozon masa përmirësuese dhe rekomandime për aktivitetet/projektet e ardhshme.
Brand awareness dhe imazhi i markës
- Është përgjegjës/e për cilësinë e aktiviteteve dhe të materialeve promocionale të prodhuara, si dhe për vendosjen e tyre në treg. Siguron që të gjitha aktivitetet dhe POSM-të reflektojnë në mënyrë korrekte dhe konsistente imazhin dhe pozicionimin e markës.
Raportimi & prezantimet
- Përgatit raporte mujore të markave dhe tregut sipas udhëzimeve të GMM ose sipas kërkesave të përfaqësuesve të vendeve, si dhe raporte të tjera sipas nevojës. Raportet mujore dorëzohen brenda datës 5 të çdo muaji.
- Prezanton fushatat dhe programet tek stafi i përfshirë përpara aktiviteteve, duke siguruar që mesazhi, objektivat dhe pritshmëritë të jenë të qarta për të gjithë.
Zhvillimi i punonjësve
- Planifikon dhe zbaton, në bashkëpunim me Burimet Njerëzore dhe përfaqësuesit e vendeve, programe për zhvillimin profesional të stafit të departamentit, duke nxitur kulturën e zhvillimit të vazhdueshëm.
- Zbaton procesin e vendosjes dhe vlerësimit të objektivave (KPI) vjetore/per projekt, përfshirë objektiva zhvillimi, sasiore dhe cilësore.
Buxheti i Trade Marketing
- Është plotësisht përgjegjës/e për planifikimin, menaxhimin dhe respektimin e buxhetit të alokuar të Trade Marketing, në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Përgatit dhe mban të përditësuar një raport të detajuar mujor të buxhetit, jo më vonë se data 10 e çdo muaji.
Kontraktorët
- Menaxhon kontraktorët e Eurolab-it që ofrojnë shërbime në fushën e përgjegjësisë së tij/saj.
- Për Shqipërinë: në fund të çdo aktiviteti/muaji, dërgon një raport te Finance (me GMM & Category Managers në cc) për punën e kontraktorëve. Asnjë pagesë nuk kryhet pa u dorëzuar raportet përkatëse.
- Për tregjet e tjera: mbikëqyr procesin që zhvillohet në nivel lokal mes trade marketerëve lokalë dhe përfaqësuesve të vendeve.
Detyra të tjera
- Kryen detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë, brenda fushëveprimit të kontratës dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
Kualifikime
- Diplomë universitare (preferohet në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
- Eksperiencë solide në FMCG (p.sh. minimum 5–7 vite), me të paktën disa vite në role të Trade Marketing, Brand Management apo Sales/Commercial.
- Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve dhe projekteve multidisiplinare.
- Njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Excel (buxhete, analiza) dhe PowerPoint (prezantime profesionale).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar); njohja e një gjuhe tjetër të BE-së është avantazh.
Kompetencat dhe atributet kryesore të rolit
- Think the Business – kupton në thellësi lidhjen mes planeve të trade marketing-ut, strategjisë së brand-it dhe rezultateve komerciale (shitje, të ardhura, pjesë tregu).
- Drive Results / Execute with Excellence – orientim i fortë drejt objektivave, ekzekutim i strukturuar dhe i saktë i planeve, fokus në KPI dhe ROI.
- Lidership & zhvillim ekipi – aftësi për të udhëhequr, motivuar dhe zhvilluar ekipet e trade marketing-ut dhe për të krijuar kulturë bashkëpunimi dhe përgjegjshmërie.
- Aftësi analitike & vendimmarrje – aftësi për të analizuar të dhënat nga tregu, aktivitetet dhe buxheti dhe për t’i kthyer ato në rekomandime strategjike e taktike.
- Menaxhim buxheti & sens komercial – aftësi për të planifikuar, kontrolluar dhe optimizuar shpenzimet, duke maksimizuar ndikimin komercial.
- Komunikim & ndikim – aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim; influencon në mënyrë pozitive palët e brendshme dhe të jashtme (sales, brand, finance, agjenci, kontraktorë).
- Punë ndër-funksionale – bashkëpunon ngushtë me Shitjet, Brand Management, Finance, Logistics, Procurement dhe ekipet lokale në tregje.
- Proaktivitet & zgjidhje problemesh – identifikon në kohë sfidat në ekzekutim dhe propozon zgjidhje praktike dhe të qëndrueshme.
Shënime
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV-në në adresën .
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Shënime:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (124/2024) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.