Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.
Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
Eurolab ka shpallur vakant pozicionin:** "Specialist Thesari".**
Specialisti i Thesarit përgatit planin e pagesave dhe ndjek ekzektuimin e tij në mënyrë kronologjike pas aprovimit.
Detyrat
- Përgatit planin javor /mujor te pagesave dhe ja kalon CFO i cili pasi e kontrollon e përcjell tek CEO. Ndjek ekzekutimin e tyre ne mënyre kronologjike dhe njofton CFO dhe CEO per çdo pengese apo shmangie nga grafiku i pagesave.
- Kontrollon hedhjen e regjistrimeve te bankave dhe arkave ne sistemin e kontabilitetit.
- Rakordon llogarite bankare ne sistem me Bank statement te paktën ne fund te muajit, dhe një kopje te rakordimit e ruan ne dosje.
- Përgatit raportet ditore/javore te arkëtimeve dhe pagesave te kryera dhe ja dërgon CEO dhe CFO
- Përgatit raportin ditor te gjendjeve te likuiditetit (arka / banka) dhe ja dërgon me email te CFO dhe CEO dhe ortaku.
- Përgatit raportin mujor te gjendjes se arka / banka çdo dt 1 te muajit pasardhës dhe ja dërgon me email te CFO dhe CEO ortaku.
- Planifikon (ne kooperim me CFO dhe CEO) dhe ndjek lëvizjen e likuiditetit nga arka sipas nevojave për pagesat e planifikuara. Ndjek ekzekutimin e pagesave nga arka te urdhrave për pagesat e miratuara.
- Koordinimi me specialisten e Import/Eksport për veprimet doganore ne lidhje me stokun ne pritje për magazinim ne magazine fiskale dhe ate doganore, për te garantuar fondet e nevojshme për ç’doganim.
- Mbajtja e rregullt e dosjes se transfertave bankare, me transfertat, faturat e paguara dhe statement mujor për çdo banke.
- Ndjek ecurinë e kursit zyrtar te këmbimit dhe azhurnon filin përkatës. Njofton zyren e Financës për çdo ndryshim te kursit brenda ditës.
- Të tjera sipas nevojave te shoqërisë.
- Raportet qe përgatit dhe kontrollon.
Kualifikimet
- Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet Arsimi ekonomik;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, të folur dhe shkruar;
- Përvojë në pozicione të ngjashme rreth 1-2 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG;
- Njohuri shumë të mira të programeve financiare;
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor;
- Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Microsoft Office
- Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
- Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore
- Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi
- Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat
- Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani