• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Eurolab Internacional Grup

Off Trade Marketing Manager

Eurolab Internacional Grup
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Me një përvojë prej 30 vitesh, Eurolab Internacional Grup renditet si një partner i rëndësishëm në fushat e shitjes, distribucionit, import/eksportit dhe shërbimeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë. Kompania zhvillon distribucion direkt në mijëra pika shitjeje dhe administron mbi 1,000 kode produktesh nga më shumë se 80 kompani prestigjioze të sektorit FMCG. Duke qenë aktive në 8 tregje të Ballkanit Perëndimor dhe duke arritur mbi 20 milionë konsumatorë, Eurolab Internacional Grup ka shënuar rritje të qëndrueshme dyshifrore vjetore gjatë 10 viteve të fundit.

Eurolab ka hapur pozitën Off Trade Marketing Manager.

Roli i Off Trade Marketing Manager përqendrohet në zbatimin në terren të aktiviteteve promocionale dhe të ekspozimit të produkteve në kanalin Off Trade, me synim shtimin e shitjeve, fuqizimin e pranisë së markës dhe sigurimin e standardeve të ekzekutimit në pikat e shitjes.

Detyrat

  • Zbaton promovime dhe aktivizime të markave në pikat e shitjes të kanalit Off Trade.
  • Siguron që produktet të jenë të vendosura saktë dhe të disponueshme në rafte, stenda dhe frigoriferë.
  • Përkujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e materialeve promocionale si dhe të elementeve të branding-ut në pikën e shitjes.
  • Punon ngushtë me ekipin e shitjeve për realizimin e promocioneve, lançimeve dhe fushatave sezonale.
  • Zhvillon vizita të përditshme në terren për të ndjekur zbatimin e marrëveshjeve tregtare dhe standardeve të kompanisë.
  • Mbledh të dhëna dhe raporton mbi performancën e produkteve, lëvizjet e konkurrencës dhe hapësirat për përmirësim.
  • Jep propozime për rritjen e dukshmërisë së markave dhe përmirësimin e ekzekutimit në treg.
  • Zbaton politikat, procedurat dhe standardet e kompanisë gjatë raportimit dhe komunikimit me klientët.

Kualifikimet

  • Diplomë në marketing, ekonomi, menaxhim ose në fusha të ngjashme konsiderohet përparësi.
  • Përvoja e mëparshme në FMCG, shitje në terren, merchandising, trade marketing ose aktivizime tregtare konsiderohet përparësi.
  • Njohuritë për kanalin Off Trade dhe tregun FMCG vlerësohen si avantazh.
  • Aftësi të mira në organizim, komunikim dhe bashkëpunim.
  • Aftësi për punë në terren dhe për menaxhimin e disa pikave të shitjes njëkohësisht.
  • Fokus në rezultate dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
  • Njohuri bazike në Microsoft Office dhe në mjetet e raportimit.
  • Leje drejtimi e kategorisë B.

Kompetencat:

  • Komunikim i efektshëm dhe bashkëpunim i mirë.
  • Organizim i punës dhe menaxhim i kohës.
  • Orientim të qartë drejt rezultateve.
  • Vëmendje të shtuar ndaj detajeve.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për angazhim në terren.