• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Eurolab Internacional Grup

Data Entry në Financë

Eurolab Internacional Grup
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli: Data Entry në Financë

Përshkrimi:
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.

Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.

Data Entry në Financë është përgjegjës për regjistrimin e saktë dhe në kohë të të dhënave financiare në sistemet e kompanisë, duke mbështetur proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Detyrat:

  • Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin financiar Navision
  • Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit financiar
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve
  • Të raportojë faturat mbi buxhet dhe të marrë miratimet përkatëse përpara regjistrimit
  • Mbështetje për departamentin e financës në përgatitjen e raporteve
  • Koordinim me stafin përgjegjës për plotësimin e informacionit të munguar

Kualifikimet:

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2)
  • Njohuri shumë të mira të proceseve financiare dhe kontabël
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Excel-it dhe sistemeve financiare
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi shtesë në përputhje me kërkesat e rolit

Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës
  • Integritet dhe korrektësi në trajtimin e informacionit financiar
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe për të respektuar afatet

Avantazhet:

  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 1 vit
  • Njohuri mbi procesin e fiskalizimit
  • Njohuri të programeve financiare (p.sh. Financa 5, Alpha, Navision, etj.)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008)