Agjenti i shitjeve ka një funksion thelbësor në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët dhe në rritjen e të hyrave të kompanisë. Kjo pozitë shërben si pika kryesore e kontaktit ndërmjet kompanisë dhe klientelës, duke garantuar shërbim profesional në përputhje me standardet më të mira të kompanisë dhe të tregut.
Detyrat
Realizimi i objektivave të shitjes: Përmbush objektivat e shitjes në zonën e caktuar, duke ndjekur itinerarin e përcaktuar të lëvizjes.
Prania dhe dukshmëria e produktit në treg: Kujdeset që produkti të vendoset në pozicionin e duhur dhe sipas standardeve të përcaktuara nga Punëdhënësi.
Administrimi i stokut: Verifikon gjendjen e stokut të produktit në pikat e shitjes.
Ruajtja e cilësisë së produktit: Siguron cilësinë e produktit dhe parandalon skadimin përmes rotacionit të duhur të stokut, duke zbatuar teknikat përkatëse të shitjes dhe menaxhimit të stokut.
POSM / aktivitete: Siguron që materialet promocionale të vendosen në mënyrën e duhur në pikat e shitjes.
Zhvillimi i tregut: E njeh mirë zonën dhe pikat e shitjes që mbulon, përcjell zhvillimet e tregut dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim. Mban bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni me Supervizorin e zonës.
Çmimet e konsumit: Vëzhgon çmimet e konsumit në territorin që mbulon dhe i raporton menaxherit.
Marrëdhëniet me klientët: Mirëmban klientët ekzistues dhe identifikon mundësi për klientë të rinj potencialë.
Prezantimi i produkteve: Prezanton produktet në mënyrë profesionale tek klientët e zonës përkatëse, pranon porosi nga klientët aktualë, identifikon klientë të rinj dhe propozon zgjidhje në përputhje me nevojat e tyre.
Monitorimi i procesit të porosive: Ndjek ecurinë e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në dorëzimin e tyre tek klienti.
Pasuritë e ndërmarrjes: Administron me kujdes asetet e kompanisë që përdoren gjatë punës dhe mban përgjegjësi për ruajtjen e pajisjeve të kompanisë në treg, si frigoriferë, aparate birre etj.
Zbaton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë. Njeh dhe respekton Rregulloren e Brendshme të shoqërisë, si edhe udhëzimet, vendimet dhe urdhrat që burojnë prej saj, duke zbatuar gjithashtu Kodin Etik të shoqërisë.
Raportimi: Informon Supervizorin e shitjeve për ecurinë e punës dhe për vështirësitë e hasura gjatë saj.
Kualifikimet
Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi ose në fusha të ngjashme.
Së paku 3 vjet përvojë në shitje në industrinë .
Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.

FMCG
Kuptim i mirë i procesit të shitjes dhe i dinamikës së saj.
Përkushtim ndaj ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer për klientët.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Njohje e një gjuhe të huaj, me përparësi anglishtja.
Leje drejtimi e kategorisë B.
Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim.
Aftësi të forta në negocim.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
Komunikimi: Zotëron aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim.
Negocimi: Ka shkathtësi shumë të mira në negocim.
Planifikues efektiv: Organizon punën në mënyrë efikase.
Punon në mënyrë të pavarur: Është i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Menaxhimi i kohës: Menaxhon mirë kohën dhe realizon planin ditor sipas planifikimit.
Dëgjues aktiv: Tregon vëmendje të lartë ndaj kërkesave të klientëve.
Mendon për biznesin: Synon cilësi në punë dhe përfaqësim sa më të mirë të kompanisë.
Ka rezultat: Arrin objektivat e vendosura.
Ruan konfidencialitetin: Mban konfidencial informacionin që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.