• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Eurolab Internacional Grup

Agjent Shitje HoReCa

Eurolab Internacional Grup
Apliko
ShitjeTiranë, Durrës1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agjenti i shitjeve ka një rol thelbësor në ofrimin e një eksperience shumë të mirë për klientët dhe në rritjen e të hyrave të kompanisë. Kjo pozitë shërben si pika kryesore e lidhjes mes kompanisë dhe klientëve, duke ofruar shërbim cilësor në përputhje me standardet më të mira të kompanisë dhe të tregut.

Detyrat

  • Arritja e Targetit të Shitjes: Përmbush objektivat e shitjes në zonën e caktuar, sipas itinerarit të lëvizjes.
  • Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti: Siguron që produkti të vendoset në pozicionin e duhur dhe në përputhje me standardet e përcaktuara nga punëdhënësi.
  • Menaxhimi i Stokut: Verifikon gjendjen e stokut të produktit në pikat e shitjes.
  • Ruajtja e cilësisë së produktit: Kujdeset për cilësinë e produktit dhe parandalon skadimin përmes rotacionit efikas të stokut, duke zbatuar teknikat përkatëse të shitjes dhe menaxhimit të stokut.
  • POSM / aktivitete: Siguron vendosjen e materialeve promovuese në pikën e shitjes.
  • Zhvillimi i tregut: Njeh në detaje zonën që mbulon dhe pikat e shitjes, përcjell zhvillimet e tregut dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim. Bashkëpunon rregullisht me Supervizorin e zonës dhe shkëmben informacion në vazhdimësi.
  • Çmimet e konsumit: Vëzhgon çmimet e konsumit në zonën përkatëse dhe i raporton menaxherit.
  • Marrëdhëniet me klientët: Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
  • Prezantimi i produkteve: I prezanton produktet në mënyrë profesionale tek klientët e zonës që mbulon, merr porosi nga klientët aktualë dhe identifikon klientë të rinj. Analizon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhje për përmbushjen e tyre.
  • Monitoron proçesin e porosive: Ndjek ecurinë e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në dorëzimin e tyre te klienti.
  • Pasuritë e ndërmarrjes: Administron me kujdes asetet e kompanisë që përdor gjatë punës. Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e aseteve të kompanisë në treg, si frigoriferë, aparate birre dhe pajisje të tjera të ngjashme.
  • Zbaton procedurat në fuqi dhe respekton rregulloren e brendshme të kompanisë. Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të shoqërisë, si edhe udhëzimet, vendimet dhe urdhrat që burojnë prej saj, si dhe Kodin Etik të shoqërisë.
  • Raportimi: I raporton Supervizorit të shitjeve për ecurinë e punës dhe çështjet e hasura gjatë saj.

Kualifikimet

  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi ose në fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
  • Njohje të mira të procesit të shitjes dhe të dinamikës së saj.
  • Përkushtim ndaj ofrimit të shërbimit të shkëlqyer për klientët.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohja e një gjuhe të huaj është e preferueshme, veçanërisht anglishtja.
  • Leje drejtimi e kategorisë B.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi shumë të mira në negocim.

Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara

  • Komunikimi: Zotëron aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Negocimi: Ka aftësi shumë të mira negocimi.
  • Planifikues efektiv: Organizon dhe planifikon punën në mënyrë efikase.
  • Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm dhe punon në mënyrë të pavarur.
  • Menaxhimi i kohës: Menaxhon mirë kohën dhe realizon planin ditor sipas planifikimit.
  • Dëgjues aktiv: Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientëve.
  • Mendon për biznesin: Synon punë cilësore dhe përfaqësim sa më të mirë të kompanisë.
  • Ka rezultat: Arrin objektivat e vendosura.
  • Ruan konfidencialitetin: Mbron konfidencialitetin e informacionit që i besohet gjatë gjithë periudhës së punësimit.