Titulli: Financiere
Përshkrimi:
Kompania jonë është në kërkim të një Financiereje me eksperiencë, e cila do të menaxhojë proceset financiare kryesore të kompanisë, duke përfshirë marrëdhëniet me bankat, regjistrimin e faturave dhe ndjekjen e arkëtimeve dhe pagesave sipas kontratave.
Detyrat:
- Menaxhimi i veprimeve bankare (transferta, pagesa, rakordime bankare mujore).
- Regjistrimi i faturave të blerjes dhe kontrolli i dokumentacionit shoqërues.
- Regjistrimi dhe administrimi i faturave të shitjes.
- Ndjekja e debitorëve dhe rakordimi i llogarive klient/furnitor.
- Përgatitja e raporteve financiare periodike (cash flow, detyrime, arkëtime).
- Përgatitja e dokumentacionit për auditim dhe kontrolle tatimore.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë / Kontabilitet.
- Minimumi 3-5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
- Eksperiencë në sektorin e ndërtimit (avantazh).
- Njohuri të mira të legjislacionit fiskal shqiptar.
- Eksperiencë me programe financiare (Financa 5).
- Njohuri shumë të mira të Excel-it.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do kontaktohen.