Shpallje për vend pune
Pozita
Bashkëpunëtor/e i/e Shitjes dhe Administratës
- Kompania: Euro Broker Sigurime
- Lokacioni: Prishtinë / Kosovë
- Lloji i punës: Me orar të plotë
- Afati i aplikimit: 30.06.2026
Përshkrimi i kompanisë
Euro Broker L.L.C. është një kompani brokerimi në fushën e sigurimeve, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Kompania ofron zgjidhje profesionale të sigurimit për individë dhe biznese, në bashkëpunim me kompani të sigurimeve që operojnë në Kosovë.
Euro Broker ndodhet në fazë zgjerimi dhe zhvillimi, ndaj synon ta zgjerojë ekipin me persona të motivuar, komunikues dhe të gatshëm për t'u zhvilluar profesionalisht në sektorin e sigurimeve.
Përshkrimi i pozitës
Kompania kërkon një Bashkëpunëtor/e të Shitjes dhe Administratës, i/e cili/a do të angazhohet në ofrimin e shërbimeve të sigurimit, komunikimin me klientë, shitjen e produkteve të sigurimit dhe mbështetjen administrative në zyrë.
Përgjegjësitë kryesore
- Ofrimi i shërbimeve profesionale të sigurimit për klientë individualë dhe biznese.
- Këshillimi i klientëve për produktet e sigurimit që u përshtaten më së miri.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit të sigurimeve.
- Trajtimi i kërkesave të klientëve në zyrë, përmes telefonit dhe kanaleve digjitale.
- Realizimi i objektivave të shitjes.
- Kryerja e detyrave të përditshme administrative në ambientin e zyrës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Qasje profesionale dhe korrektësi në raport me klientët.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe organizim të mirë të punës.
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit.
- Përvoja në shitje, sigurime, financa ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar në industrinë e sigurimeve.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Trajnim në fushën e sigurimeve.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për t'u bërë pjesë e një kompanie në rritje.