SPORTIST/ INSTRUKTOR I PILATES (2 Pozita)
Kompania jonë po kërkon të punësojë 2 sportistë me përvojë, të cilët para fillimit të punës do të ndjekin programin trajnues për Pilates.
Lokacioni:
Studio Matwork / Rruga Bedri Shala, nr.10, Prishtinë (Aktash).
Data e fillimit:
Qershor 2026
Puna zhvillohet me ndrrime.
Paga
- Pagesa fillestare është 600 neto.
- Pas përfundimit të fazës fillestare, ekziston mundësi për avancim dhe rritje të pagës.
Përgjegjësitë:
- Në fazën e parë, kandidati duhet të përfshihet në mënyrë aktive në trajnimin e ofruar.
- Duhet të njihet me programin e ushtrimeve të studios.
- Pas përmbylljes së trajnimit, do të udhëheqë seanca Pilates në studion Matwork.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kërkohet diplomë Bachelor në fushën e Edukimit Fizik dhe Sportit.
- Përvoja e mëparshme është e detyrueshme në një nga këto fusha: Fitness, Pilates, Yoga, CrossFit, Noti, Futboll, Basketboll, etj, ose në aktivitete të tjera sportive/fizike.
- Kandidati duhet të ketë përgatitje shumë të mirë fizike për realizimin e ushtrimeve.
- Njohja e gjuhës angleze është kusht i domosdoshëm.
- Duhet të jetë i aftë të komunikojë rrjedhshëm dhe të drejtojë klasa grupore.