• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EPPC Albania & Kosovo

Technical Advisor/Specification Engineer

EPPC Albania & Kosovo
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Bashkohu me një kompani shumëkombëshe që operon në sektorin e teknologjisë dhe merr përsipër një rol që ndërthur ekspertizën teknike me ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët!

Si Technical Advisor/Specification Engineer për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, do të jesh personi që ndihmon klientët të zgjedhin zgjidhjet e duhura teknike për projektet e tyre, duke punuar nga afër me arkitektë, inxhinierë dhe specifikues. Çdo ditë sjell projekte të reja dhe sfida teknike që e bëjnë rolin gjithmonë në lëvizje. Do të lëvizësh mes tregjeve, do të zhvillosh portofolin e specifikimeve dhe do të jesh fytyra teknike e kompanisë në rajon.

Është mundësi e shkëlqyer për dikë me sfond teknik që do një karrierë me ekspozim ndërkombëtar dhe me ndikim real.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimeve afatgjata me arkitektë, projektues hidraulikë, inxhinierë konsulentë dhe palë të tjera të përfshira në projekte;
  • Prezantimi i zgjidhjeve teknike dhe portofolit të produkteve të kompanisë tek arkitektët, projektuesit dhe zyrat inxhinierike;
  • Ofrimi i mbështetjes teknike, përfshirë vizatime të detajuara, specifikime teknike, llogaritje hidraulike dhe dokumentacion projektesh;
  • Mbështetja e Sales Engineer gjatë fazave të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve;
  • Pozicionimi i zgjidhjeve teknike të kompanisë në specifikimet teknike dhe projektet e ndërtimit;
  • Kryerja e vizitave në kantier dhe ofrimi i asistencës teknike në terren, kur kërkohet;
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në prezantime teknike, konferenca, panaire dhe aktivitete të tjera të lidhura me industrinë;
  • Kontribut në rritjen e ndërgjegjësimit të tregut mbi zgjidhjet cilësore për drenazhimin dhe menaxhimin e ujërave;
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e brendshme teknike dhe komerciale për të garantuar mbështetje efikase të projekteve dhe kënaqësi të klientit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (preferohet profili Hidroteknik), Arkitekturë, Inxhinieri Mekanike ose një fushë tjetër relevante inxhinierike;
  • Njohuri të mira të AutoCAD janë të detyrueshme;
  • Eksperienca në mbështetje teknike, projektim, menaxhim specifikimesh teknike ose në industrinë e ndërtimit konsiderohet avantazh;
  • Kuptim i mirë teknik i projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira prezantuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Qasje proaktive dhe e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve;
  • Gatishmëri për udhëtime pune dhe patentë drejtimi për automjet.