• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
EPPC Albania & Kosovo

Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta

EPPC Albania & Kosovo
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë6 ditë më parëFull Time

Bashkohu me një bankë dixhitale që po riformëson mënyrën se si njerëzit përdorin shërbimet financiare dhe luaj një rol kyç në mbrojtjen e klientëve të saj!

Si Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta, do të jesh personi që analizon transaksione, identifikon modele të dyshimta dhe ndalon mashtrimet para se të arrijnë te klienti. Çdo ditë sjell raste të reja që kërkojnë logjikë, vëmendje ndaj detajeve dhe vendime të shpejta — gjë që e bën rolin dinamik dhe me ndikim të dukshëm.

Do të punosh me teknologji moderne dhe me një ekip që e vlerëson inovacionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së klientit.

Është mundësi e shkëlqyer për dikë analitik që do një karrierë në fintech dhe siguri financiare, në një kompani që e mban klientin në qendër të çdo vendimi.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontrollon dhe analizon transaksionet e kryera me karta për të identifikuar në kohë transaksionet e dyshimta me qëllim parandalimin e mashtrimeve;
  • Kontrollon dhe analizon alertet e raportuara nga platforma e monitorimit të Fraud, Visa dhe Mastercard për raste fraud potencial;
  • Përgjegjës për krijimin, përditësimin dhe fshirjen e rregullave në aplikacionin e Fraud Management;
  • Siguron respektimin e afateve kohore (SLA) për trajtimin e rasteve të fraud-it, reklamimeve dhe chargeback-eve, në përputhje me rregulloret e Visa dhe Mastercard si dhe procedurat e brendshme të Bankës;
  • Dokumenton në mënyrë të plotë dhe të strukturuar të gjitha rastet e fraud-it, vendimmarrjet e marra dhe veprimet e ndërmarra, duke siguruar gjurmë të qarta auditi (audit trail) dhe përputhshmëri me politikat e brendshme të Bankës;
  • Merr pjesë aktive në projekte që lidhen me sigurinë e kartave, përfshirë përmirësimin e kontrolleve parandaluese dhe mekanizmave të mbrojtjes;
  • Informohet mbi manualet e reja, mandatet, rregulloret dhe njoftimet e publikuara nga skemat ndërkombëtare të kartave (Visa &Mastercard), lidhur me trendet më të fundit të riskut dhe fraud-it, në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
  • Propozon përmirësime në proceset operative dhe në rregullat e monitorimit, bazuar në analizën e rasteve të ndodhura, trendet e tregut dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Kërkesat për këtë pozicion janë:                  

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme pune në parandalimin e mashtrimit dhe operacionet e kartave, me njohuri të mira mbi transaksionet me karta debiti dhe krediti, flukset e autorizimit dhe proceset operative që lidhen me kartat;
  • Njohuri mbi rregullat dhe procedurat e Visa dhe/ose Mastercard, veçanërisht në fushën e fraud dhe chargeback;
  • Përvojë pune me sisteme ose platforma për monitorimin e fraud;
  • Njohuri shumë të mira mbi procedurat e monitorimit dhe parandalimit të fraud-it të kartave, përfshirë identifikimin e transaksioneve të dyshimta dhe menaxhimin e rasteve përkatëse;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të brendshme dhe palë të jashtme;