A të intereson të kombinosh sfondin tënd mjekësor me një karrierë komerciale?
Si Medical Representative për një kompani farmaceutike moderne rajonale, do të përfaqësosh portofolin e produkteve përballë mjekëve dhe farmacistëve në Tiranë, duke u sjellë atyre informacione shkencore të sakta dhe duke u kujdesur që zgjidhjet e duhura të arrijnë tek pacientët që i kanë nevojë.
Pas çdo takimi do të zhvillosh aftësitë e tua në komunikim profesional, negocim dhe ndërtim besimi me njerëz me ekspertizë të lartë. Do të lëvizësh shumë nëpër terren, do të organizosh vetë axhendën dhe do të raportosh rezultate konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e biznesit. Kompania është në një fazë të shpejtë rritjeje në rajon, gjë që do të thotë se ke hapësirë reale për t'u ngritur në role më të larta.
Nëse të motivon autonomia dhe kontakti me profesionistë të mjekësisë, ky rol të jep një pikënisje të fortë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve profesionale me mjekë, farmacistë dhe KOL, përmes prezantimeve të portofolit të produkteve;
- Realizimi i objektivave të shitjes duke zbatuar në mënyrë proaktive strategjitë e shitjes dhe iniciativat e marketingut;
- Menaxhimi i ciklit të shitjes në terren, duke përfshirë ndjekjen e porosive dhe kontrollin e stokut;
- Planifikimi dhe implementimi i aktiviteteve promovuese dhe këshilluese në farmaci dhe pika të tjera relevante;
- Angazhimi aktiv në evente profesionale si trajnime, konferenca, kongrese dhe simpoziume;
- Ekzekutimi i planeve të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Monitorimi i performancës në terren dhe raportimi periodik mbi rezultatet dhe impaktin e aktiviteteve të zhvilluara.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë në Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri, Biologji-Kimi, ose fusha të ngjashme;
- Përvojë e mëparshme pune në të njejtën fushë ose në fusha të ngjashme;
- Aftësi te mira komunikimi, menaxhim efektiv të kohës dhe proaktivitet;
- Përdorimi i mirë i aplikacioneve MS-Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Patentë shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).