Bashkohu me ekipin që EPPC Kosovo po ndërton në emër të një kompanie ndërkombëtare të njohur në industrinë e sistemeve të sigurisë!
Si Customer Support Technician, do të jesh personi që ndihmon klientët të zgjidhin probleme teknike dhe të kuptojnë sistemet me të cilat punojnë çdo ditë. Çdo telefonatë ose mesazh sjell një sfidë të re — disa të thjeshta, disa që kërkojnë logjikë dhe durim — dhe ti do të jesh aty për të dhënë zgjidhje. Do të punosh në një ambient profesional ku trajnimi është i vazhdueshëm dhe ku përvoja jote teknike rritet me çdo rast të zgjidhur.
Është mundësi e shkëlqyer për dikë me prirje teknike dhe komunikim të mirë, që do një karrierë në një kompani me prani globale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i mbështetjes teknike për klientët në përputhje me standardet e kompanisë;
- Kryerja e vizitave të rregullta te klientët në Kosovë dhe Shqipëri;
- Mbështetja e klientëve në proceset teknike të prodhimit dhe aplikimin e sistemeve;
- Monitorimi i projekteve dhe kontributi në përmirësime teknike;
- Sigurimi i përdorimit, ndjekjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve teknike;
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes dhe atë teknik;
- Kontribut në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së projekteve;
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës së menaxhmentit.
Kërkesat:
- Arsim teknik (shkollë e mesme teknike ose arsim i lartë teknik);
- Minimum 2 vite përvojë në industri teknike (alumin, metal, prodhim ose ndërtim);
- Njohuri të proceseve të prodhimit dhe sistemeve teknike;
- Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve në terren;
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e obligueshme);
- Gjuha gjermane përparësi;
- Patentë shoferi valide dhe gatishmëri për udhëtime në Kosovë dhe Shqipëri;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.