Bashkohu me ekipin që LIDL Albania po ndërton në Tiranë dhe luaj një rol kyç në zgjerimin e një prej rrjeteve më të mëdha të retail-it në Evropë!
Si Construction Specialist, do të jesh personi që koordinon bashkëpunimin mes palëve të përfshira në projektet e ndërtimit — nga arkitektët dhe inxhinierët, te kontraktorët dhe partnerët e brendshëm. Çdo ditë sjell projekte konkrete dhe vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në hapjen e pikave të reja dhe në cilësinë e ndërtimeve. Do të punosh në një ambient ndërkombëtar profesional, ku standardet janë të larta dhe ku puna jote ka ndikim të dukshëm në treg.
Është mundësi e shkëlqyer për dikë me sfond në ndërtim ose inxhinieri që do një karrierë në një kompani me prani globale dhe rritje të qëndrueshme.
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi I bashkëpunimit mes kompanisë, rrjetit të partnerëve dhe autoriteteve lokale;
- Sigurimi i përpuethshmërisë së plotë të projekteve me kuadrin ligjor në fuqi dhe standartet e brendshme të kompanisë;
- Udhëzimi I arkitektëve dhe monitorimi I fazave të ndërtimit për cilësi dhe saktësi;
- Kryerja e llogaritjeve teknike dhe kërkimeve në fushën e ndërtimit për të mbështetur vendimet e biznesit.
Kërkesat për këtë pozicion:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
- 2-3 vite eksperiencë në projektim, konstruksion ose fusha të përafërta;
- Njohuri të Google Workspace dhe AutoCAD (Njohja e mjeteve të ngjashme përbën avantazh);
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar mbi ndërtimin, familjaritet me dokumentacionin teknik dhe procesit të pajisjes me leje;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (domosdoshmëri);
- Aftësi koordinimi, komunikimi dhe negocimi;
- Gadishmëri për lëvizje të shpeshta dhe zotërim I lejes së drejtimit, kategoria B.