Fabrika e radiatorëve dhe kaldave Enrad SHPK- Gjilan shpall konkurs:
Inxhinier i makinerisë – x 1 punëtor;
Lokacioni: Prishtinë / Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Projektimi dhe zhvillimi i produkteve mekanike
- Hartimi i vizatimeve teknike në AutoCAD 2D/3D dhe Autodesk Inventor
- Mbikëqyrja e proceseve të prodhimit dhe montimit
- Kontrolli i cilësisë së produkteve dhe përmirësimi i tyre
- Bashkëpunimi me ekipet teknike për optimizimin e proceseve
Kërkesat/Kushtet:
- Diplomë në Fakultetin e Makinerisë (ose student në përfundim e sipër)
- Njohuri të mira në AutoCAD dhe/ose Autodesk Inventor
- Njohuri bazike në përpunimin e metaleve (prerje, lakim, etj.)
- Përvojë pune në fushë të ngjashme (preferohet)
- Njohuri në Microsoft Office
- Njohuri e gjuhës angleze
- Aftësi të mira analitike dhe organizative
- Aftësi pune në grup dhe komunikim të mirë
- Patent shoferi – kategoria B (preferohet)
CV mund ti bashkangjiten kopja e letërnjoftimit apo edhe ndonjë çertifikatë relevante mbi aftësitë e fituara.
Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Shpallja mbetet e hapur 15 ditë nga dita e publikimit.