• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Enpi shpk

Inxhinier Elektrik – Menaxher Projekti

Enpi shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Inxhinieri Elektrik – Menaxher Projekti

Kompania: ENPI shpk
Departamenti: Projekte – Infrastrukturë Energjetike
Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv

Qëllimi i Pozicionit:
Inxhinieri Elektrik – Menaxher Projekti është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike (T&D), duke kombinuar ekspertizën teknike me menaxhimin e strukturuar të projekteve.
Roli siguron realizimin e objektivave teknike, financiare dhe operacionale nga faza e tenderimit deri në dorëzimin final të projektit, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kushtet kontraktuale (përfshirë praktikat e zakonshme ndërkombëtare si FIDIC, kur aplikohen).
Pozicioni përfaqëson kompaninë përballë klientëve, autoriteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Detyrat:

Menaxhim Projekti & Teknik

  • Drejton të gjitha fazat e projektit: tenderim, planifikim, projektim, prokurim, ndërtim, testim, komisionim dhe dorëzim.
  • Siguron realizimin e projekteve sipas afateve, buxhetit dhe specifikimeve teknike.
  • Harton dhe monitoron planin e projektit, duke identifikuar dhe menaxhuar rreziqet.
  • Mbikëqyr cilësinë teknike të punimeve në terren.

Projektim & Analizë Teknike

  • Rishikon dhe miraton projektet elektrike për linja transmetimi dhe shpërndarjeje.
  • Analizon llogaritjet elektrike dhe dimensionimin e pajisjeve.
  • Siguron përputhje me standardet IEC, EN dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Mbështet proceset e tenderimit me analiza teknike dhe dokumentacion përkatës.

Administrim Kontratash

  • Monitoron zbatimin e kushteve kontraktuale gjatë gjithë ciklit të projektit.
  • Ndjek variacionet, ndryshimet, shtesat e afateve/kostove dhe pretendimet eventuale.
  • Bashkëpunon me konsulentë teknikë dhe ligjorë kur kërkohet.

Menaxhim Financiar

  • Monitoron buxhetin dhe kontrollon kostot e projektit.
  • Siguron përdorim efikas të burimeve.
  • Ndjek faturimet dhe raporton devijimet financiare.

Koordinim & Komunikim

  • Koordinon inxhinierët, supervizorët dhe nënkontraktorët.
  • Përgatit raporte periodike mbi progresin teknik dhe financiar.
  • Siguron komunikim profesional me klientët dhe partnerët.

Siguri & Standarde

  • Siguron zbatimin rigoroz të politikave dhe procedurave të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit (HSE) në të gjitha fazat e projektit.
  • Garantion përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar, rregulloret e sigurisë në punë dhe kërkesat e klientit.
  • Monitoron dhe verifikon zbatimin e planeve të sigurisë në kantier (Method Statements, Risk Assessments).
  • Identifikon rreziqe potenciale për sigurinë dhe propozon masa parandaluese dhe korrigjuese.
  • Siguron që të gjitha punimet të realizohen sipas standardeve ndërkombëtare të ndërtimit dhe energjisë (IEC, EN, praktika ISO).
  • Realizon auditime, inspektime dhe trajnime të stafit.

Kualifikimet:

Arsimimi

  • Diplomë universitare (preferohet Master) në Inxhinieri Elektrike.
  • Certifikime ndërkombëtare përbëjnë avantazh.

Eksperienca

  • Minimum 7 vite eksperiencë në projekte të infrastrukturës energjetike (T&D).
  • Eksperiencë në administrimin e kontratave ndërkombëtare përbën avantazh.
  • Përvojë në projekte të mëdha ose bashkëpunime ndërkombëtare.

Aftësi & Kompetenca

  • Njohuri të thella teknike në sisteme energjetike dhe linja T&D.
  • Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira.
  • Aftësi menaxheriale dhe negociuese.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar projekte komplekse.
  • Njohuri në AutoCAD, ETAP, DIgSILENT ose programe të ngjashme.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Web: www.enpi.al