• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Engineering Global Solution shpk

Specialiste prane Departamentit Juridik

Engineering Global Solution shpk
Apliko
Ligj & JuridikTiranë3 javë më parëFull Time

Shoqëria “Zita” SHPK, pjesë e Globe Group, është në kërkim të një kandidati për pozicionin:

Specialiste prane Departamentit Juridik

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore

  • Administron, sistemon, ruan dhe arkivon dokumentacionin juridik të shoqërisë.
  • Mbikëqyr afatet ligjore dhe administrative që lidhen me çështje të ndryshme të kompanisë.
  • Harton kontrata, marrëveshje dhe akte të tjera juridike në përputhje me udhëzimet e juristit ose të drejtuesit.
  • Verifikon vlefshmërinë e kontratave dhe të dokumenteve të tjera juridike, si edhe sinjalizon nevojën për rinovim ose afatet përkatëse.
  • Bashkërendon grumbullimin dhe përgatitjen e dokumenteve të domosdoshme për procedurat gjyqësore.
  • Ndjek procedurat për licencime dhe pajisjen me lejet e kërkuara për zhvillimin e aktivitetit të shoqërisë.
  • Kryen hulumtime dhe vlerësime mbi legjislacionin në fuqi dhe informon për ndryshimet ligjore që prekin veprimtarinë e kompanisë.
  • Mban koordinim me noterë, përmbarues, avokatë dhe institucione të tjera publike.
  • Ofron mbështetje në regjistrimin, ndryshimin dhe përditësimin e të dhënave të shoqërisë pranë institucioneve përgjegjëse.
  • Përgatit dhe menaxhon korrespondencën me institucionet shtetërore, partnerët dhe palë të tjera.
  • Punon ngushtë me departamentet e tjera për të garantuar që aktiviteti i shoqërisë të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kualifikimet

Aftësitë dhe kompetencat

  • Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e punës, tregtar, civil etj.
  • Të ketë aftësi të forta në shqyrtimin dhe përgatitjen e dokumentacionit juridik.
  • Të dallojë për aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të posedojë aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse, si edhe kapacitet për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe në administrimin e kohës së punës.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë më shumë se 2 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.