• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Engineering Global Solution shpk

Menaxhere Zyre-Sektori Fotovoltaik

Engineering Global Solution shpk
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

EGS - Engineering Global Solution është një kompani që vepron në fushat e elektromekanikës dhe ndërtimit. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe realizimin e punimeve elektromekanike, si sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi, si edhe punime ndërtimi në dizenjim, projektim dhe zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group, po kërkon të angazhojë një Menaxhere Zyre-Sektori Fotovoltaik.

Detyrat

  • Të sigurojë mbledhjen e informacionit të nevojshëm dhe të mbajë komunikim të vazhdueshëm me klientët.
  • Të koordinojë, drejtojë dhe ndjekë ecurinë e punëve që lidhen me projektin.
  • Të hartojë dhe propozojë ofertën ekonomike.
  • Të mbikëqyrë ekipet e punës që operojnë në terren.
  • Të kryejë raportime periodike pranë eprorit.
  • Të respektojë etikën profesionale, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë.

Kualifikimet

Kualifikimet / Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta; përbën avantazh diplomimi në një nga degët e fakultetit Ekonomik, si Administrim dhe Menaxhim Biznesi.
  • Të ketë jo më pak se 2 vite përvojë të mëparshme pune.
  • Të njohë mjedisin e biznesit dhe të zotërojë njohuri të mira mbi praktikat dhe parimet e tij.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës angleze.

Aftësi dhe kompetencat:

  • Të ketë mendim kritik dhe prirje për zgjidhjen e problemeve.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe me shkrim.
  • Të bashkëpunojë në mënyrë profesionale me stafin dhe klientët.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht në ekip.
  • Të tregojë korrektësi dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të ngarkuara.

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).