• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Engineering Global Solution shpk

Menaxhere zyre- Sektori Fotovoltaik

Engineering Global Solution shpk
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli: Menaxhere Zyre - Sektori Fotovoltaik

Kompania: HYBRID Energy (pjesë e grupit Globe Group)

Përshkrimi: HYBRID Energy operon në fushën e energjisë diellore dhe ofron zgjidhje gjermane për sistemet fotovoltaike. Kompania fokusohet në ofrimin e zgjidhjeve fotovoltaike të avancuara, me punëtorë të trajnuar dhe një ekip inxhinierik profesional.

Detyrat:

  • Mbledhja e informacionit dhe komunikimi me klientin
  • Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve të projektit
  • Propozimi dhe përgatitja e ofertës ekonomike
  • Supervizimi i grupeve të punës në terren
  • Raportimi periodik tek eprori
  • Respektimi i etikës, kulturës organizative dhe i vlerave të kompanisë

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta (përbën avantazh një nga degët e fakultetit Ekonomik, si Administrim dhe Menaxhim Biznesi)
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 2 vite
  • Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Aftësi dhe kompetencat:

  • Të menduarit kritik dhe prirje për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi komunikuese shumë të mira, si verbale ashtu edhe me shkrim
  • Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe klientët në mënyrë profesionale
  • Të jetë i/e aftë të punojë si vetëm ashtu edhe në ekip
  • Të jetë korrekt dhe i/e përgjegjshëm për detyrat që i ngarkohen

Dokumentet e kërkuara:

  • CV me fotografi

Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar (ish – Godina Emigres)

Website: www.hybrid.al / www.globegroup.al

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.