• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Engineering Global Solution shpk

Inxhinier Ndërtimi

Engineering Global Solution shpk
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

EGS - Engineering Global Solution është një shoqëri që vepron në fushën e elektromekanikës dhe të ndërtimit. Aktiviteti i saj përfshin projektimin dhe zbatimin e punimeve elektromekanike, si sistemet hidraulike, elektrike, të ngrohje-ftohjes dhe të kondicionimit, si edhe procese të ndërtimit që lidhen me dizenjimin, projektimin dhe realizimin. Në kuadër të Globe Group, kompania është në kërkim të një Inxhinier Ndërtimi.

Detyrat

  • Verifikon që punimet të realizohen në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, KTZ dhe kërkesat për sigurinë, shëndetin dhe jetën në punë.
  • Përpilon dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Mbikëqyr grafikun e realizimit të punimeve për të garantuar vazhdimësinë normale të tyre.
  • Monitoron kompanitë nënkontraktore dhe sigurohet që të plotësohen të gjitha kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.
  • Kontrollon cilësinë e lëndëve të para që furnitorë të ndryshëm sjellin në kantier.
  • Ofron zgjidhje teknike për problematikat që mund të shfaqen gjatë zhvillimit të punimeve.
  • Garantion që cilësia e punimeve të jetë sipas standardeve të kërkuara, duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë në të gjitha kantieret.
  • Harton raporte periodike për progresin e projekteve.
  • Drejton dhe monitoron ekipet e punës ose individët që janë të angazhuar në kantier.
  • Menaxhon dhe mbikëqyr zbatimin e detyrave nga vartësit.
  • Informon eprorin për ecurinë e punimeve të realizuara nga grupet e punës.

Kualifikimet

Kërkesat e vendit të punës:

  • Të ketë përfunduar studimet në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Përvoja e punës në kompani ndërtimi konsiderohet përparësi.
  • Të zotërojë dhe të përdorë në nivel shumë të mirë AutoCAD dhe paketën Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri të mira mbi dokumentacionin Tekniko –Ligjor.
  • Të jetë në gjendje të përgatisë libreza masash, të zbërthejë projekte, të hartojë preventiva, të nxjerrë volumet dhe të përpilojë situacionet mujore.
  • Të ketë aftësi analitike dhe menaxhim të mirë të kohës së punës.

Kërkesa të veçanta për kandidatët:

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të zotërojë shkathtësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Të jetë në gjendje të udhëheqë dhe të motivojë të tjerët.
  • Të jetë i/e përqendruar te detajet dhe këmbëngulës/e.
  • Të punojë mirë në grup.
  • Të përballojë punën nën stres dhe në situata emergjente.