Inxhinier Ndërtimi
Përshkrimi: EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi në dizenjim, projektim, zbatim. Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group, kërkon të punësojë një Inxhinier Ndërtimi.
Detyrat:
- Kontrollon punimet që të jenë në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë
- Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
- Kontrollon grafikun e punimeve për ecurinë normale të tyre
- Kontrollon firmat nënkontraktore dhe merr masa që të përmbushen të gjitha kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier
- Kontrollon cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm
- Jep zgjidhje nga ana teknike për problemet që mund të dalin gjatë punimeve
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve
- Menaxhon dhe monitoron grupet e punës apo individet që punojnë në kantier
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave nga vartësit e tij
- Raporton mbi ecurinë e punimeve nga grupet e punës tek eprori i tij
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi
- Eksperiencë pune në kompani ndërtimi përbën avantazh
- Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën Microsoft Office
- Të njohë mirë dokumentacionin tekniko-ligjor
- Të dijë të përpilojë libreza masash, të zbërthejë projekte, të hartojë preventiva, të nxjerrë volumet dhe të hartojë situacionet mujore
- Të ketë aftësi analitike dhe të menaxhimit të kohës së punës
Kërkesa të veçanta për kandidatët:
- Të jetë i/e komunikueshëm
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët
- Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup
- Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
- Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar (ish – Godina Emigres)
- www.hybrid.al / www.globegroup.al