Titulli: Përfaqësues i Shitjeve
Përshkrim i shkurtër: Engoffice, kompani lidere në shitjen me pakicë dhe shumicë të pajisjeve të ngrohjes dhe ftohjes, kërkon një Përfaqësues të Shitjeve. Pozita përfshin identifikimin e klientëve të rinj, prezantimin e produkteve dhe arritjen e objektivave të shitjes, si dhe bashkëpunimin me ekipet e brendshme dhe raportimin tek menaxhmenti.
Kompania: Engoffice (them. 1994), pjesë e Engroup, lider në shitjen me pakicë dhe shumicë të pajisjeve të ngrohjes dhe ftohjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi i klientëve të rinj
- Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera të kompanisë për rritje të performancës dhe shitjes
- Realizimi i objektivave të shitjes (mujore, vjetor)
- Organizimi i takimeve me klient potencial
- Raportimi i rregullt tek menaxhmenti i kompanisë
- Hulumtimi i tregut dhe konkurrencës
- Identifikimi i mundësive të reja
Aftësitë, njohuritë dhe përvoja:
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në shitje
- Leje drejtimi
- Aftësi të mira ndërveprimi në shitje dhe të jetë i/e orientuar ndaj klientit
- Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash
- Aftësi të mira prezantuese dhe qasje pozitive