Energy Hair SHPK po kërkon Frizer/e.
Nëse jeni një person kreativ, i motivuar dhe i përkushtuar ndaj këtij profesioni, mund t’i bashkoheni ekipit në një mjedis pune profesional dhe dinamik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kryerja e shërbimeve profesionale për prerje, fenirim dhe stilim të flokëve.
- Ofrimi i këshillave për klientët lidhur me trajtimet dhe kujdesin për flokët.
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rendit në hapësirën e punës.
- Sigurimi i një shërbimi cilësor dhe i një përvoje të këndshme për klientët.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvoja në punë si frizer/e është avantazh.
- Aftësi të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Gatishmëri për të përparuar profesionalisht dhe për të mësuar teknika të reja.
Ne Ofrojmë:
- Pagë konkurruese në varësi të përvojës dhe aftësive.
- Ambient pune të këndshëm dhe profesional.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim në karrierë.
- Kontratë pune sipas marrëveshjes.
Lokacioni: Prishtine
Afati për Aplikim:
01.06.2026 deri me 31.06.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe zhvillo karrierën tënde në një ambient profesional dhe motivues!