EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
Detyrat
DETYRAT DHE PERGJEGJESITE:
- Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.
- Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike.
- Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve.
- Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet
** KËRKESAT QË DUHET TË PLOTËSOJË:**
- Inxhinier i diplomuar në degë të inxhinjerisë mekanike.( Cikel 5 vjeçar).
- Duhet të ketë përvojë pune në profesion jo më pak se 15 vjet nga diplomimi.
- Duhet të jetë i pajisur me licensë profesionale individuale.
- Duhet të sjellin referenca dhe vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose private për veprimtarinë e kryer (Dokumentacion teknik justifikues).
- Të jenë të aftë për punë dhe të gëzojnë shëndet të plotë.
- Të kenë licence shoferi (patentë tipi B).
- Të jenë njohës të mirë të gjuhës Angleze.
- Nuk duhet është të jenë në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës si dhe nuk duhet të kenë qenë të dënuar.
- Të kenë aftësi komunikimi në grup si dhe të mbrojnë interesat e kompanisë për të cilën punojnë.
- Të jenë profesionistë dhe të ruajnë sekretin tregtar dhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë procesit të tyre të punës.
- Mosha e preferueshme 35-45 vjeç.
Vendodhja
- Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqiperinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) .
Paga
- Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
- Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
- Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.
Kontaktet
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024 datë 19.12.2024 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale”.