Pastrim & MirembajtjeDurrës2 javë më parëFull Time
Sanitare – Durrës
Përshkrimi:
Personi i zgjedhur do të kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e apartamenteve të kompanisë, duke siguruar që ambientet, mobiljet dhe pajisjet të jenë brenda standardeve të pastërtisë.
Detyra përfshin përdorimin e mjeteve dhe materialeve të pastrimit me kujdes dhe raportimin e dëmtimeve ose sendeve të humbura.
Detyrat:
Të kryejë pastrimin e apartamenteve të kompanisë me vendodhje në Shkembin e kavajës, Golem dhe në Qerret (total 9 apartamente).
Të mirëmbajë dhe siguroje pastërtinë e mobiljeve, pajisjeve elektroshtëpiake, artikujve të kuzhinës, si edhe cdo ambienti tjetër të apartamentit në mënyrë që të jetë brenda standardit të pastërtisë për përdoruesit.
Të ruajë dhe të përdorë me kujdes mjetet dhe materialet e pastrimit.
Të raportojë menjëherë punëdhënësin për cdo dëmtim, defekt, sende personale të humbura që konstaton në apartamente.
Kandidatja duhet të ketë eksperiencë të mëparshme.
Mosha e preferuar 25-45 vjece.
Kandidatja duhet të jete me vendbanim në Durrës (ku afërsia me zonën e golemit përbën përparësi).
Dokumentet e kërkuara:
CV
Shënime:
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024 datë 19.12.2024 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’.