Përshkrimi: EME ASHENSOR GROUP SH.P.K operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
Pozicioni i punës: DREJTUES TEKNIK (për punime speciale ndërtimi për impiante ngritëse dhe transportuese, ashensorë, shkallë lëvizëse dhe transportues).
Detyrat:
- Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.
- Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike.
- Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve.
- Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.
- Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet:
- Inxhinier i diplomuar në degë të inxhinjerisë mekanike (cikël 5 vjeçar).
- Përvojë pune në profesion jo më pak se 15 vjet nga diplomimi.
- I pajisur me licensë profesionale individuale.
- Të sjellin referenca dhe vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose private (dokumentacion teknik justifikues).
- Të jenë të aftë për punë dhe të gëzojnë shëndet të plotë.
- Të kenë licencë shoferi (patentë tipi B).
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Nuk duhet të jenë në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës dhe nuk duhet të kenë qenë të dënuar.
- Aftësi komunikimi në grup dhe mbrojtje e interesave të kompanisë.
- Profesionalizëm dhe ruajtje e sekretit tregtar dhe informacionit konfidencial.
- Mosha e preferueshme: 35-45 vjeç.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Diplomë (të konfirmojë diplomimin në inxhinieri mekanike)
- Licensë profesionale individuale
- Licencë shoferi (patentë tipi B)
- Referenca dhe vërtetime/dokumentacion teknik justifikues
Vendodhja:
- Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqipërinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës).
Paga dhe përfitimet:
- Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
- Mundësi rritjeje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
- Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024 datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.