Titulli i punës: Specialist/e i Kontrollit të Cilësisë (Durres)
Përshkrimi:
- Specialist/e i Kontrollit të Cilësisë përgjigjet për menaxhimin e procesit të kontrollit të cilësisë për lëndët e para dhe produktin përfundimtar. Përfshin kryerjen e matjeve dhe testimeve mekanike, monitorimin e procesit të prodhimit dhe hartimin e dokumentacionit teknik për të siguruar përputhshmërinë me standardet relevante.
Detyrat:
- Menaxhimin e procesit të kontrollit të cilësisë për lëndët e para, duke siguruar përputhshmëri me standardet teknike dhe specifikimet përkatëse.
- Kryerjen e matjeve/analizave të trashësisë së bojës, kontrollin e nuancës së ngjyrës dhe sasise se zinkut në rulotat e llamarines, në përputhje me standardet e cilësisë.
- Realizimin e testeve mekanike për produktin përfundimtar, përfshirë rezistencën ndaj shtypjes dhe rezistencën ndaj tërheqjes.
- Matjen e dendësisë së shkumes.
- Kryerjen e kontrollit të cilësisë për produktin përfundimtar përmes inspektimit vizual dhe monitorimit të vazhdueshëm të procesit të prodhimit.
- Hartimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit teknik dhe të cilësisë, përfshirë Manualin e Kontrollit të Prodhimit në Fabrikë (FPC), Deklaratën e Performancës (DoP) dhe procedurat.
- Sigurimin e përputhshmërisë së proceseve të prodhimit me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.
- Identifikimin, ndjekjen dhe menaxhimin e moskonformiteteve të cilësisë gjatë proceseve të prodhimit, si dhe hartimin e raporteve përkatëse.
- Inventarizimin dhe kontrollin e furnizimit me llamarinë.
- Plotësimin e procesverbaleve për ngarkesat e kontenierëve.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar studimet në inxhinieri kimike apo në degë të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Eksperience e mëparshme në industri të ngjashme (minimumi 1 vit).
- Njohuri të paketës së Microsoft Office.
- Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe punën në grup.
Dokumentet e kërkuara:
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkuruese
- Vakt drekë
- Bonuse vjetore
- Ambient profesional dhe dinamik
- Mundësi zhvillimi dhe trajnimi profesional
- Stabilitet dhe rritje në karrierë
- Suport të vazhdueshëm
Adresa: Sektori Rinia, Durres