ELKA INTERNACIONAL SHPK është një kompani e afirmuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore dhe po kërkon të angazhojë një Merchandiser F/M për zonën Prishtinë/Fushë-Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi i produkteve të kompanisë në pikat e shitjes.
- Sigurimi i plotësimit të rafteve dhe ruajtja e nivelit optimal të stokut.
- Zbatimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të dakorduara.
- Vendosja dhe verifikimi i çmimeve, si edhe raportimi i parregullsive të mundshme.
- Mbikëqyrja e afateve të skadencës dhe raportimi i tyre.
Kërkesat për kandidatët:
- Të kenë përvojë pune në këtë fushë së paku 1 vit.
- Të posedojnë aftësi të mira komunikimi.
- Diplomi universitar përbën përparësi.
- Paga ofrohet në nivel të kënaqshëm.
- Orari i punës është 08-16, nga e hëna deri të premten.
- Të kenë patentë shoferi të kategorisë B.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.
Dokumentet e kërkuara:
- CV.
- Dokumente të tjera që dëshmojnë kualifikimet.
- Fotografi.