Përshkrimi
Kompania EHW GmbH, e njohur në fushën e prodhimit dhe tregtimit të sallamerisë dhe proshutave, kërkon të punësojë një Agjent shitjesh.
Paga mujore neto nis nga 80,000 leke
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmban marrëdhëniet me klientët aktualë dhe angazhohet për zgjerimin e portofolit me klientë të rinj.
- Pranon porositë, bën dorëzimin e tyre dhe përgatit faturat në çastin e dorëzimit të mallit.
- Ndjek dhe menaxhon aspektet e shërbimit pas shitjes në komunikim të drejtpërdrejtë me klientët.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin:
- Kërkohet arsim i mesëm, ndërsa në konsideratë merren edhe kandidatë që kanë përfunduar arsimin e lartë.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë pasur më parë përvojë të ngjashme pune në kompani distribucioni.
- Nevojiten aftësi të mira organizative, negocimi, pune të pavarur dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
- Mosha ideale është 25 -35 vjeç.
- Kandidati duhet të jetë i pajisur me patentë.
Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar me foto
- Fotokopje të diplomave të arsimit të mesëm dhe të lartë, nëse ka
- Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm