Përshkrimi
Edipack njihet si prodhuesi më i madh dhe më i konsoliduar i paketimit në Shqipëri, me kapacitet të lartë në prodhimin e letrës dhe kartonit. Që nga viti 2003, kompania merret me prodhimin e kutive prej kartoni dhe materialeve të ambalazhimit, si edhe me shpërndarjen e letrës së ambalazhimit si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat
- Të bashkërendojë punën ndërmjet Departamentit të Prodhimit dhe Departamentit të Shitjeve.
- Të ndjekë porositë përgjatë fazave të prodhimit.
- Të hartojë raporte të ndryshme sipas nevojës.
- Të komunikojë me klientët.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë; përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar një nga degët e Fakultetit të Ekonomikut (Ekonomik, Finance-Kontabel, Ekonomiks, Administrim-Biznesi).
- Mosha e preferuar është 25-35 vjeç.
- Kërkohet përvojë në fushën e shitjeve dhe marketingut.
- Duhet të ketë njohuri të mira të gjuhëve të huaja anglisht dhe italisht.
- Nevojiten njohuri të mira të paketës MICROSOFT OFFICE, përfshirë word, excel etj.
- Njohja e programeve për design si Coral Draw, Ilustrator ose Photoshop konsiderohet avantazh.