Përshkrimi
Edipack shpk është kompania më e madhe dhe ndër më të suksesshmet në Shqipëri në fushën e paketimit, me kapacitete të larta në prodhimin e letrës dhe kartonit. Që nga viti 2003, ajo merret me prodhimin e kutive prej kartoni dhe materialeve të ambalazhimit, si edhe furnizon tregun me letër ambalazhimi si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat
- Harton kostot mujore për letrën, kartonin dhe kutitë.
- Kryen inventarizimin e lëndës së parë, përfshirë letrën dhe kartonin.
- Përgatit raporte për gjendjen financiare në periudha të caktuara dhe në fund të vitit.
- Përpilon faturat e shitjes.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik, si Ekonomik, Finance-Kontabël, Ekonomiks ose Administrim-Biznesi.
- Përvoja e punës prej 3 vitesh konsiderohet avantazh.
- Të ketë aftësi në regjistrimin e të dhënave financiare.
- Të ndërtojë dhe mbajë marrëdhënie bashkëpunuese me furnitorë dhe klientë.
- Të zotërojë gjuhën angleze.