• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ED KONSTRUKSION SHPK

Inxhinier Zbatimi ne Terren

ED KONSTRUKSION SHPK
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Shoqëria ED KONSTRUKSION SHPK sh.p.k, një ndër kompanitë kryesore në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë Inxhinier Zbatimi në Terren (Kantier).

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Kantierit zbaton udhëzimet e Drejtuesit të Kantierit dhe mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, KTZ dhe kërkesat për siguri e shëndet në punë.

Detyrat

  • Harton dhe ndjek ecurinë e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përgatit dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, përfshirë ditarin e objektit, proces-verbalet, librezat e masave, situacionet, aktet e piketimit dhe të kontrollit, si edhe dokumente të tjera përkatëse.
  • Mbikëqyr cilësinë dhe aspektet e sigurisë në kantier, duke garantuar që rregullat të zbatohen në përputhje me rregulloren e menaxhimit QA/QC dhe HSE, si edhe me legjislacionin në fuqi.
  • Miraton materialet që do të përdoren në kantier.
  • Siguron që punimet të realizohen sipas politikës së menaxhimit të cilësisë së kompanisë.
  • Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta.
  • Përgatit "snagging list" ose listën e punimeve me mangësi apo të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit.
  • Zbaton me përpikëri kontratat e sipërmarrjes.
  • Respekton në mënyrë rigoroze rregullat teknike dhe kodin e veshjes.
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi, si teknikë, brigadierë, hidraulikë, elektriçistë dhe topografë, për realizimin e punimeve në kantier.
  • Bashkërendon programin e punës ndërmjet kontraktorëve aty ku aktivitetet e tyre ndërthuren në faza të caktuara.
  • Evidenton nevojat për materiale dhe administron në mënyrë të rregullt materialet, makineritë dhe fuqinë punëtore.
  • Përgatit raporte ditore dhe javore mbi problematikat dhe ecurinë e punimeve.

Kualifikimet

Edukimi: Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera: Kërkohet aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, korrespondencë biznesi, kontrata, procedura dhe manuale teknike.

  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që lidhen me projektet e ndërtimit.
  • Aftësi për të paraqitur problematikat në mënyrë sa më efikase, komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim, si dhe përgatitje raportesh.
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet në lidhje me orarin e punës.
  • Njohuri mbi parimet dhe praktikat e përdorimit të programeve kompjuterike si CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Kompania ndodhet në Kryqëzimi i Rrugës "Liman Kaba" me "Prokop Mima", Rezidenca "Olimpik", Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë.