Pozicioni: Inxhinier Zbatimi në Terren
Kompanía: Shoqeria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.
Detyrat:
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit dhe kryerjen e inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e "snagging list" ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarjes.
- Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
- Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektrikist, topograf) për punime në kantier.
- Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirëadministrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
Kualifikimet:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime të tjera:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat; komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.).
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Adresa: Kryqëzimi i Rrugës "Liman Kaba" me "Prokop Mima", Rezidenca "Olimpik", Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë.