Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Zyrë
Kompania: ED KONSTRUKSION SHPK
Përshkrimi:
- Shoqeria ED KONSTRUKSION SHPK, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, kërkon Inxhinier Ndërtimi në Zyrë.
Detyrat:
- Planifikon, organizon dhe zbaton fazat e punimeve në kantierin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike duke respektuar afatet kohore.
- Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Përpilim i të gjithë dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
- Hartimi i situacioneve mujore për nënkontraktorët e projektit, si dhe situacionet mujore kundrejt Klientit/Investitorit.
- Kryen kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier dhe aprovon materialet që implementohen aty.
- Organizon dhe koordinon punën në kantier me stafin në varësi.
- Evidenton nevojat për materiale dhe mirëadministrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori.
Kualifikimet:
- Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
- Kualifikime të tjera:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat; komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim; përgatitje raportesh.
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Njohuri për programet kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT ose PRIMAVERA etj.).
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Adresa: Kryqëzimi i Rrugës "Liman Kaba" me "Prokop Mima", Rezidenca "Olimpik", Shkalla nr. 2, Kati 4, Tiranë.